
Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, në seancën plenare që është duke u zhvilluar, ka folur rreth situatës së krijuar në veri të Republikës së Kosovës, raporton Gazeta10.
Ajo ka folur rreth dorëheqjes së zyrtarëve shtetëror të komunitetit serb, ku ju ka bërë thirrje në gjunë serbe këtoj komuniteti ta dinë se Kosova po ashtu është vendi i tyre.
“Të nderuar qytetarë, ju që jetoni në katër komuna të vendit tonë, në këto kohë të vështira për ne duhet ta dini që ky Kuvend edhe ky shtet është vendi juaj, i cili ju garanton të drejta për të gjithë të pranishmit pa marru parasysh përkatësisë etnike. Këto ditë përfaqësuesit e juaj e kanë lëshuar Kuvendin për të cilët në këtë Kuvend kurrë nuk janë përkushtuar për të drejtat e juaja, për nevojat e juaja apo të kërkojnë kushte më të mira për ju. Të kundërtën ata kanë qenë dhe mbesin për të drejtat e Vuciqit dhe për strukturat të cilat janë aktive në pjesën veriore të qytetit.”, tha deputetja./Gazeta10.