Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Kusari-Lila: Zgjidhja për targat është çështje orësh

Gazeta10
18 November 2022 - 13:08

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se gjetja e një zgjidhje për targat është “çështje orësh”, raporton Gazeta10.

Ajo në debatin “Momentumi i ri në raportet Kosovë-Serbi”, organizuar nga KDI-ja, shtoi se me aq sa ka informacione ajo, është duke u punuar në mënyrë intensive në gjetjen e një zgjidhje.

“Sa i përket marrëveshjes për targa, unë jam e informuar se janë duke e marrë shumë seriozisht dhe ka pas shkëmbime të vazhdueshme nga zëvendëskryeministrin Bislimi në raport me Bashkimin Evropian me hapat e radhës. Po besoj që është çështje e orëve, mos të them çështje ditësh, se shumë pak ditë kanë mbetur që të dilet me një zgjidhje”, tha Kusari-Lila./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.