
Përderisa banorët qëndronin në dhomën e gjumit të mbyllur, ata e kapën një temë që nuk përfundoi pa debate.
Muzika ishte ajo që i përplasi Gjonin dhe Andin.
Gjoni thoshte se s’ka këngëtarë që këndojnë live nëpër koncerte, madje ai tha se ka edhe të tillë që s’dinë ta mbajnë as mikrofonin, mirëpo reagimi i Andit ishte i shpejtë. Ai tha se Yll Limani është njëri prej artistëve që këndon live.
Kjo përgjigje e Andit e revoltoi Gjonin, i cili thoshte nuk ka mundësi pasi në Kosovë nuk ka mundësi teknike të mbahet live ndonjë koncert, por veç me paly back.
Sot mjafton vec një kompjuter. Cili këngëtar i estradës këndon live? Po flasim për shumicën, po i shohim që as mikrofonin s’po dinë me e mbajtë e po i marrin kah 10 mijë euro. Nuk kemi teknikë për me këndu live, nuk kemi asnjë send për me bo muzikë live”, tha Gjoni.
“S’je i asaj fushe. Ti nuk je artist ti je sportist, s’kam çka me të thanë për sport. As për muzikë ti, s’ke çka me më tregu. Unë s’mundem me të folë për xhudo kur s’kam eksperiencë”, shtoi Gjoni./Gazeta10