
Rinor Hoxha nga Ministria e Drejtësisë, duke diskutuar mbi reformën në drejtësi, në emisionin “Politiko”, me Kushtrinm Sadikun, i pyetur se nga kush po bllokohet vetingu në drejtësi, ka thënë se nuk ka bllokim të procesit por që është procedurë komplekse.
“Mendoj që nuk ka bllokim të procesit por është procedurë komplekse e krejtë kësaj iniciative sepse nuk është e lehtë me e ndryshu Kushtetutën e vendit dhe aktualisht qeveria është në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për amandamentet”, ka thënë Hoxha.
Ai tutje tha që vonesa nga Gjykata është shumë e gjatë pasiqë kanë kaluar 10 muaj që nga koha kur amandamentet janë dërguar nga kryetari u Kuvendit të Kosovës. /Gazeta10/