
Kohëve të janë shtuar zërat për shkuarje në zgjedhje të parakohshme. Për opsionet e shkarjes në zgjedhje të parakohshme dhe se ‘A po i vije fundit Qeverisë Kurti’, sonte është diskutuar në emisionin ‘Politiko’ në Kanal10.
Komentatori politik, Fidan Rama ka dhënë disa arsye pse shkuarja në zgjedhje në këtë kohë i konvenonë më së shumti Lëvizjes Vetëvendosje.
Sipas tij, me refuzimin e ftesës për takim me kryeministrin Kurti, LDK dhe AAK e kanë nisur fushatën zgjedhore.
“Mendoj se është matematikë e secilit subjekt politik qe për konsumim të brendshëm të tyre të gjejnë temën e tyre në të cilën mbahen në sy të opinionit dhe mbajnë gjallë elektoratin e tyre. Vetëvendosje është me e sigurt se kurrë që të zgjedhje të shkojmë tani. Arsye janë edhe pozicionimi i këtij subjekti politik në sondazhet e fundit, edhe me zhvillimin e fundit që ndodhi në Këshillin e Evropës, por edhe me zgjedhjet në Amerikë që mbahen në nëntor. Pra ka shumë laramani temash të cilat nuk e lënë pa opsion Vetëvendosjen që të pranojë që të shkojë në zgjedhje. Edhe PDK është në temë, duke u rikthyer aktivisht brenda diskutimeve në opinionin publik sa i përket opsionit të zgjedhjeve, ndërkaq sa i përket LDK-së dhe AAK-së, të njëjtat janë duke bërë fushatë. Mungesa e tyre në takimin e ftuar nga ana e Kurtit në darkë ka nënkuptuar nisje të fushatës zgjedhore”, ka thënë Rama në emisionin ‘Politiko’ në Kanal10.
Ai vlerëson se zgjedhjet e parakohshme me se paku i konvenojnë LDK-së. /Gazeta10/