Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kushtet e rëndë në Onkologji: Në 50 shtretër marrin kimioterapi rreth 250 persona në ditë

Gazeta10
17 May 2023 - 19:07

Raporti:Arbenita Ilazi

Pacientët ankohen për pritje të gjata, por atyre pritet t’u vijë fundi me investimet në Onkologji Përveç problemeve shëndetësore, pacientët e Klinikës së Onkologjisë, po përballen edhe me pritje të gjata për të marrë shërbimet për kimioterapi. Ata thonë se duke qenë të sëmurë e kanë të vështirë të presin aq gjatë. Drejtori i kësaj klinike Ilir Kurtishi tha se kjo gjendje është e vështirë për ta, por që së shpejti do të fillojnë investimet e premtuara nga Ministria e Shëndetësisë, raporton Gazeta10.

Pritjeve të gjata të pacientëve për të marrë shërbimet e kimioterapisë në Klinikën e Onkologjisë në QKUK, së shpejti pritet t’u vijë fundi.

Ka kohë që kjo klinikë përballet me mungesën e hapësirave dhe të stafit për të ballafaquar numrin e pacientëve që çdo ditë duhet të marrin shërbime.

Pacientët vazhdimisht janë ankuar për këto kushte, duke ngritur zërin që institucionet shëndetësore të kthejnë sytë kah përmirësimi i gjendjes.

Drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Ilir Kurteshi ka thënë se situata është e vështirë, pasi sipas tij, në vetëm 50 shtretër duhet të shtrihen rreth 250 pacientë në ditë.

Por, Kurtishi ka paralajmëruar se së shpejti do të fillojnë investimet e premtuara nga Ministria e Shëndetësisë.

Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se ka ndarë rreth 2 milionë euro për investime infrastrukturore dhe pasje në këtë klinikë.

ShSKUK është në fazën përfundimtare të procesit të rekrutimit të rreth 100 infermiereve, të cilët do të sistemohen sipas nevojave në klinikat e QKUK-së, duke përfshirë edhe Kliniken e Onkologjisë. Kujdesi ndaj qytetarëve si dhe shërbimet shëndetësore mbeten gjithmonë prioritet për Ministrinë e Shëndetësisë.

Nga Ministria e Shëndetësisë poashtu kanë thënë se mbesin të përkushtuar për të përmirësuar dhe avancuar shërbimet shëndetësore përmes planifikimeve infrastrukturore si dhe të shtimit të kapaciteteve të stafit profesional shëndetësorë. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
04 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.