
Pas ftesës së Kurtit për krerët e tjerë opozitar sikur janë ata të LDK-së, PDK-së dhe AAK-së, tashmë është konfrimuar se nesër do të mbahen të dyja takimet.
Lajmin e ka konfirmuar moderatori Kushtrim Sadiku në studion e POLITIKOS në Kanal 10.
Ai ka theksuar se takimi i parë do të mbahet në mëngjes dhe tjetri do të mbahet në mbrëmje, e vendi i tyre do të jetë Kuvendi i Kosovës.
E pranimin e ftesës së Kurtit dhe pjesëmarrjen e tyre tashmë e kanë konfirmuar Bedri Hamza dhe Lumir Abdixhiku, derisa Ardian Gjini e ka refuzuar.