Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Kushtrim Xhemaili emërohet zëdhënës i AAK-së

Gazeta10
01 December 2022 - 18:21

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur përmes faqes së tij në Facebook se sot e ka emëruar Kushtrim Xhemailin, zëdhënës të AAK-së.

Kreu i AAK-së ka thënë se në kuadër të riorganizimit të Departamentit për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun në AAK, sot kanë emëruar  Kushtrim Xhemaili, zëdhënës të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Ndër të tjera, Haradinaj theksoi bashkë me kolegët e Kryesisë në mbledhjen e rregullt, diskutuan për situatën e sigurisë në vend, procesin e dialogut, krizën ekonomike dhe energjetike. Aleanca qëndron fuqishëm në pozicionin e saj në mbrojtje të interesave nacionale dhe të qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.