
Kuvendi i Kosovës e ka miratuar raportin vjetor të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës për vitin 2021.
Në votim morën pjesë 62 deputetë, ku prej tyre 55 ishin pro, 6 prej tyre abstenuan, ndërsa kundër raportit nuk ishte asnjë deputetë, raporton Gazeta10.
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca pas numërimit të votave, ka bërë të ditur se Kuvendi miraton raportin vjetor të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës për vitin 2021./Gazeta10