Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Kuvendi miraton rezolutë pas sulmit në veri, kërkon nga ndërkombëtarët të dënojë shtetin serb

Gazeta10
28 September 2023 - 13:56

Me propozimin e grupeve parlamentare, Kuvendi i Kosovës me shumicë absolute të votave ka miratuar rezolutën kundër sulmit të Serbisë mbi policinë e Kosovës në veri të vendit.

Propozim rezolutën e lexoj i pari i Kuvendit, Glauk Konjufca, përmes së cilës kërkohet nga bashkësia ndërkombëtare që të bëjnë hetim ndërkombëtar dhe që shteti serb të dënohet për veprimet e saj destabilizuese në veri të Kosovës.

Dokument që është propozuar nga të gjitha grupet parlamentare ka 7 nene, ku iu jepet mbështetja institucioneve të Kosovës për ngjarjet në veri.

“DËNON me termat më të ashpër sulmin terrorist të grupeve kriminale të Serbisë mbi Policinë e Kosovës më datën 24 shtator 2023, si dhe kërkon nga faktori ndërkombëtar që të ushtroj ndikimin e tij për ta ballafaquar e Serbinë me rolin e saj në raport me nxitjen, shtytjen, ndihmën dhe mbështetjen e e çdo llojshmëri që i ka bërë grupit terrorist ne Veri të Republikës së Kosovës”, thuhet në pikan e parë të draft-rezolutës.

Në nenin dy, dokumenti vlerëson punën, angazhimin dhe rezultatet e jashtëzakonshme të institucioneve të sigurisë së Republikës së Kosovës dhe të institucioneve partnere ndërkombëtare të sigurisë në aksionin e të dielës.

“OFRON mbështetjen e plotë dhe të parezervë për Policinë e Kosovës për të vazhduar punën në ushtrimin e përgjegjësisë për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike në tërë territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në piken e tretë të dokumentit.

“4.KËRKON edhe nga Qeveria e Republikës së Kosovës që të vazhdoj punën e përbashkët për integrimin e plotë dhe bashkëjetesën mes të gjitha komuniteteve pa dallim që jetojnë në Republikën e Kosovës;

5.INKURAJON dhe MBËSHTET pluralizimin politik edhe më të madh në radhët e komuniteteve joshumicë, me theks të veçantë te komuniteti serb në Kosovë, zhvillimi i të cilit mundëson progresin demokratik dhe rrit transparencën e llogaridhënien para këtij komuniteti dhe jetëson promovimin e interesave reale të tij në Republikën e Kosovës”, është thënë në dokument.

Më pas, Rezoluta kërkon që Qeveria të bashkëpunojë me aleatët perëndimor.

“6. KËRKON edhe nga Qeveria e Republikës së Kosovës që të bashkëpunoj me aleatët ndërkombëtarë të Republikës së Kosovës për të fuqizuar Shtetin e së Drejtës dhe vlerat e përmbashkëta euro-atlantike duke punuar edhe më tutje në krijimin e fqinjësisë dhe bashkëpunimit të mirë me vendet e rajonit;

7. KONFIRMON besimin se pas plotësimit të kushteve përkatëse dhe mbështetjes së partnerëve ndërkombëtarë, veçanërisht rolit kyç të SHBA-ve, Republika e Kosovës do të vazhdoj të ndjek rrugën për zhvillimin dhe përfundimin e dialogut me Republikën e Serbisë me qëllim arritjen e një marrëveshjeje ligjërisht të detyrueshme ndërmjet dy shteteve”, thuhet në dokument. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.