Gazeta10

Kuvendi miraton rezolutën e AAK-së për Liberalizimin e Vizave

Kuvendi i Kosovës sapo ka miratuar nje rezolutë për Liberalizimin e Vizave të propozuar nga AAK-ja, raporton Gazeta10.

Kjo rezolutë është përkrahur nga 65 deputetë ku 67 kanë qenë të pranishëm gjithësejt.

Shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri, duke e prezentuar rezulutën në fjalë ka folur rreth temave për të cilat Kuvendi i Kosovës duhet të punojë.

Ai ka thënë se deputetët e Kosovës duhet të zotohen se do t’i shtyjnë përpara këto tema.

“Është momenti vendimtar kur Kuvendi i Kosovës në pajtim të plot me detyrimet kushtetuese, paraqes këtë rezolutë për të shprehur qëndrimet si më poshtë: Deputetët e kuvendit zotohemi se do t’i shtyjmë përpara të gjitha reformat që garantojnë shtetin e së drejtës, nisma kundër korrupsion, projektet për punësim dhe zhvillim, mbikëqyrjen e zbatimit të ligjeve, garancinë për institucionet e pavarura, mbikëqyrjen e rreptë të qeverisjes në raport me mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut. Si dhe garantimin e çdo standardi evropian mbi të dhënat personale dhe gjendjes civil, kontrollin trafikimit me qenie njerëzore dhe luftimin e pa kompromis të të gjitha formave të trafiqeve me narkotikë”, ka thënë ai Tahiri.

Kujtojmë se Kosova është vendi i vetëm në Europë i cili nuk ka Liberalizim të Vizave pavarësisht se në bazë të raporteve dhe deklaratave ndërkombëtare, Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për heqjen e vizave. / Gazeta10

NË FOKUS

1200x-1
Kina akuzon Avdullah Hotin dhe disa deputetë se “ia shkelën sovranitetin territorial”
Sadiku
Sadiku LIVE nga Ohri: Janë shtensionuar tonet një ditë para takimit Kurti -Vuçiq
VV
Pas Haki Abazit, nga nesër një tjetër deputet largohet nga Vetëvendosje
337522536_775644390325669_3041257559273154626_n
Agim Ademit i përkeqësohet gjendja pas ndalimit policor (Video)
FB_IMG_1679334303304-780x439
U bë virale në rrjetet sociale, flet zëdhënësja e “KRU Prishtina”, e cila me laps e letër ftoi konsumatorët ta shkarkojnë aplikacionin
auto_termet1575464846
Turqia goditet sërish nga tërmeti
334008920_531380679046034_8825385847378123831_n1679149566
Sërish pauzë në bisedimet Kurti – Vuçiq 
ssssss
Çerkini: 67 herë kam shku në Merdare me kqyrë a është djali jem, a çika jem - Kurrë hallall mos ju qoftë