Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Pa opozitën, Kuvendi miraton Strategjinë e Sigurisë së Kosovës

Gazeta10
24 October 2022 - 13:12

Kuvendi i Kosovës ka arritur të miratojë Strategjinë e Sigurisë së Kosovës për vitin 2022-2027, raporton Gazeta10.

Nga 84 deputetë të pranishëm vetëm 61 deputetë morën pjesë në votim ku 60 vota ishin për dhe 1 abstenim.

Deputetët e opozitës edhe pse ishin të pranishëm në seancë nuk morën pjesë fare në votim.

Ata gjatë shqyrtimit të kësaj strategjie hodhën akuza, duke thënë se kjo vetëm strategji nuk mund të quhet.

Opozita kërkoi që e njëjta të mos hidhet fare për votim dhe që të kthehet për shqyrtim edhe një herë në Komisionin për Siguri./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.