
Kuvendi i Kosovës ka shkuar në pauzë për seancën e sotme. Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka bërë të ditur se deputetët do të shkojnë në pauze deri në ora 15:00, raporton Gazeta10.
“Ju lutem të ktheheni sërish të gjithë sepse kemi ligje me rëndësi për të votuar”, ka thënë Konjufca.
Deri tani në këtë seancë është proceduar vetëm me pikën e parë të rendit të ditës: “Shqyrtimi i Propozimrezolutës kundër sulmeve ndaj integritetit seksual”, e cila nuk ka arritur të votohet./Gazeta10.