Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Kuvendi të enjten mban seancë të jashtëzakonshme për tekstet shkollore

Gazeta10
11 September 2023 - 12:29

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila,  në një konferecë për media ka bërë të ditur se të enjten Kuvendi do të mbajë seancë të jashtëzakonshme për tekstet shkollore.

Ajo  menjëherë pas përfundimit të  mbledhjes së Kryesisë tregoj se me fillim prej orës 10:00 do të mbahet seancë e rregullt. Përderisa interpelanca e kryeministrit Kurtit për rastin e ambasadorit Martin Berishaj është shtyrë për afat të pacaktuar.

 “Në ora 10:00 do të kemi seancë të rregullt. Me 14 shtator mbahet seanca e radhës, në orën 14:00. Në këtë seancë do të diskutohet për situatën me libra.Interpelanca për ambasadorin Martin Berisha, është shtyrë për një kohë tjetër, në koordinim me Zyrën e Kryeministrit dhe deputetët e PDK-së.Presim një sesion të mbarë vjeshtor. Natyrisht që opozita ka format e saj, por ne presim angazhim maksimal”, ka thënë ajo.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.