Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Kuvendi, vend i përleshjeve fizike

Gazeta10
23 July 2023 - 19:05

Raporti: Gentiana Gashi / Kanal10

Pavarësisht përleshjes fizike që ndodhi në seancën e 13 korrikut dhe paralajmërimit të veteranëve, partia në pushtet shprehet e bindur për të vazhduar punën e legjislativit. Por, ndryshe po mendon opozita, e cila akuzon pushtetin se përmes polarizimeve po tenton t’i mbulojë dështimet. Derisa, monitoruesit e Kuvendit, thonë se krijimi i klimës përçarëse do ta dëmtojë shumë punën e organit me të lartë ligjvënës.

Këto skena të seancës së 13 korrikut, nuk po e pengojnë partinë në pushtet që të tregojë vendosmëri për të zhvilluar normalisht punën në Kuvendin e Kosovës.

Madje, as paralajmërimi i veteranëve se do t’i pengojnë deputetët që të hyjnë në objektin e Kuvendit për të mbajtur seanca plenare, pas lënies jashtë Projektligjit për Pagën Minimale.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja thotë se Kuvendi i Kosovës do të përmbyllë me sukses sesionin pranveror dhe se askush nuk mund të pengojë punën e këtij institucioni.

Por, thekson se për shkak të vizitës së kryeparlamentarit, Glauk Konjufca në Francë, nuk është mbledhur Kuvendi gjatë kësaj jave.

Deputeti i mazhorancës akuzon opozitën, në veçanti deputetët e PDK-së, se kanë tendencë për përdorim dhune në Kuvend, siç thotë ai, për shkak të humbjes së privilegjeve financiare që i kanë pasur më herët.

Mirëpo, të kundërtën e thotë deputeti i PDK-së, Ferat Shala. Sipas tij, Qeveria Kurti po tenton t’i mbulojë dështimet e veta duke provokuar dhe sulmuar opozitën.

Në anën tjetër, hulumtuesi në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Naim Jakaj, vlerëson se rrahja në Kuvend, ka krijuar polarizim të skajshëm mes pushtetit dhe opozitës.

Sipas tij, kjo mund të cenojë punën e rregullt në seanca plenare.

Seancat e Kuvendit të Kosovës tani kanë nisur të kontestohen edhe në Gjykatën Kushtetuese, siç është ajo e 13 korrikut, kur pati përleshje fizike.

PDK-ja e ka dërguar për vlerësim në kushtetuese, pasi pretendon se vendimi i kryetarit Glauk Konjufca për mbajtjen e saj, është kundërkushtetuese. 

Nga Rubrika
Lajme
15 August 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.