Gazeta10

Ky do të jetë lokacioni i Spitalit të Prishtinës

Përcaktimi i lokacionit për ndërtimin e spitalit të Prishtinës shënon edhe përfundimin e fazës së parë të projektit shumë milionësh.

Spitali pritet të ndërtohet në një hapësirë prej 4 hektarësh te zona Prishtina e Re.

Izet Sadiku, Drejtor për shëndetësi në Prishtinë tha se “kemi një plan ideor deri në fund të viti dhe më pas do të hapet tenderi për të nis ndërtimi në fillim të vitit tjetër.”

Themelimi dhe ndërtimi i këtij spitali është diskutuar disa herë për shkak të nevojës që qytetarët e kryeqytetit të përfitojnë shërbime shëndetësore të cilët aktualisht drejtohen në QKUK e në Qendrat e Mjekësisë Familjare.

“Është problem se ka pak staf janë vetëm 99 mjek në mjeksinë familjare dhe këta nuk janë të mjaftueshëm” shtoi Sadiku për RTK-në.

Kurse Rrezart Halili, Zëvendësdrejtor i QKUM-së tha se në mungesë të spitalit “ne jemi të detyruar të ofrojmë shërbime shëndetësore duke mos mundur t’i shfrytëzojmë stafin në shërbime gjatë ditës.”

Nga komuna presin përkrahje edhe nga Ministria e Shëndetësisë me të cilët kanë zhvilluar disa takime në kuadër të bashkëpunimit.

Kjo e fundit ka thënë se ky projekt është në fazë të parë të zhvillimit dhe ministria dhe komuna do të diskutojnë se çfarë do të bëjë njëra e çafër tjetra për realizmin e tij si për pajisjet, infrastrukturën, shërbimet dhe resurset.

Ky institucion shëndetësor që është projekt i Komunës së Prishtinës konsiderohet se do ta shkarkojë nga numri i madh i pacientëve QKUK-në e Qendrat e Mjekësisë familjare në kryeqytet.

NË FOKUS

1200x-1
Kina akuzon Avdullah Hotin dhe disa deputetë se “ia shkelën sovranitetin territorial”
Sadiku
Sadiku LIVE nga Ohri: Janë shtensionuar tonet një ditë para takimit Kurti -Vuçiq
VV
Pas Haki Abazit, nga nesër një tjetër deputet largohet nga Vetëvendosje
337522536_775644390325669_3041257559273154626_n
Agim Ademit i përkeqësohet gjendja pas ndalimit policor (Video)
FB_IMG_1679334303304-780x439
U bë virale në rrjetet sociale, flet zëdhënësja e “KRU Prishtina”, e cila me laps e letër ftoi konsumatorët ta shkarkojnë aplikacionin
auto_termet1575464846
Turqia goditet sërish nga tërmeti
334008920_531380679046034_8825385847378123831_n1679149566
Sërish pauzë në bisedimet Kurti – Vuçiq 
ssssss
Çerkini: 67 herë kam shku në Merdare me kqyrë a është djali jem, a çika jem - Kurrë hallall mos ju qoftë