Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Ky është burri nga Mitrovica që dyshohet se e vrau ish-bashkëshorten në Gjermani

Gazeta10
23 May 2023 - 11:35

Një vrasje e rëndë ka tronditur Gjermaninë, raporton Gazeta10.

Aty dyshohet se është përfshirë një qytetar me prejardhje nga Mitrovica, i cili e ka vrarë ish-bashkëshorten.

Nacionale ka mësuar se bëhet fjalë për Besmir Ademi nga fshati Rashan i Mitrovicës.

Gazeta gjermane “Bild” ka raportuar se vrasja është kryer ditën e shtunë në parkingun e një marketi.

Sipas prokurores së rastit, çifti ishin të ndarë.

Viktima është Jetmira Beka nga fshati Rashan i Mitrovicës. Ajo ka lënë pas vetes 3 fëmijë.

I dyshuari është arrestuar nga Policia e Gjermanisë, dhe hetuesit atje po punojnë për zbardhjen e të gjitha rrethanave të vrasjes.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.