Gazeta10

Ky është i riu që e rrëmbeu 29-vjeçarin dhe kërkoi 30 mijë euro për lirimin e tij

Rrëmbimi i një 29-vjeçari mbrëmë në rajonin e Prishtinës dhe mbajtja e tij me forcë për orë të tëra në një lokacion aktivizoi Policinë. I dyshuari kërkonte 30 mijë euro për lirimin e viktimës – por intervenimi u njësive policore ia prishi planin dhe i njëjti përfundoi në pranga të Policisë.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se personi i arrestuar për këtë rast është Shqipton Gashi, 23-vjeçar, i cili tashmë ndodhet nën masën e ndalimit policor. 

Pas rrëmbimit dhe kërcënimit me armë, Kabashi po dyshohet se për motive akoma të panjohura, ka kërkuar nga familja e viktimës 30 mijë euro.

Ai u kap nga zyrtarët policorë të Njësitit të Hetimeve, në asistim të Njësitit për Reagim të Shpejtë, në një zyrë në Fushë Kosovë.

Pjesë e aksionit policor ka qenë edhe bastisja dhe ekzaminimi i lokacionit ku është mbajeut viktima, me ç’rast janë gjetur dhe sekuestruar: një armë, një thikë, sopatë e gjësende të tjera, si dhe është konfiskuar një veturë.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

NË FOKUS

polici serb
Bashkëshortja e policit të plagosur në Lloznicë, zbulon detaje të reja
plaku-600x360
“Mu afrua dhe më pyeti”, mediat serbe thonë se ky është personi i fundit që kontaktoi me Faton Hajrizin
IMG_3764
“Në kamerën e dyqanit të tij…” – zbulohen detaje të tjera se si pretendohet se u kap Faton Hajrizi
Faton12
A e dini që e dashura e Faton Hajrizit, është vajza e komandantit të njohur të UÇK-së?
fatonn
Orët e fundit të Faton Hajrizit – sa kilometra i bëri nga vendi ku dyshohet se e vrau policin deri te fabrika ku u strehua
pamjee
Publikohet fotografia e Faton Hajrizit të vrarë
lloznice
Dëshmitarët okular tregojnë se çfarë ka ndodhur mbrëmë në Lloznicë
Hh
Flet e dashura e Faton Hajrizit: Pa e pa trupin e tij nuk besoj që ka vdekur