Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Ky është i riu që vdiq në vetaksidentin në Deçan, sot i jepet lamtumira e fundit

Gazeta10
18 October 2023 - 9:05

Një vetaksident trafiku ka ndodhur dje në fshatin Lëbushë të Deçanit ku një person ka mbetur i vdekur dhe dy të tjerë janë lënduar.

Rastin për Gazeta10 e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi potencoi se sipas mjekut kujdestar, tre të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.

“Në orën 17:17 kemi pranuar informatën për një vetaksident trafiku të ndodhur në Lëbushë të Deçanit. Policia e Kosovës ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka hasur në katër persona të lënduar të cilët ndodheshin në një kombi-bus. Të lënduarit menjëherë janë transportuar drejt Spitalit Rajonal në Pejë, ku më pas është konfirmuar se njëri nga ta ka vdekur ndërsa tre të tjerët sipas mjekut kujdestar janë jashtë rrezikut për jetë”, u shpreh Gashi./Gazeta10

Ndërsa mediat lokale atje kanë publikuar foton e të riut që mbeti i vdekur.

Njoftimin mortor për Egzonin e kanë dhënë tashmë edhe familjarët, të cilët bëjnë me dije se 22-vjeçarit do t’i jepet sot lamtumira e fundit.

Ceremonia e varrimit do të mbahet në orën 16:00 në varrezat e fshatit Beleg të Deçanit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
04 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.