
Lagjia Kalabria në Prishtinë ka mbetur pa ujë. Sipas Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, kjo ka ndodhur pasi që palë të treta duke punuar kanë dëmtuar gypat e ujësjellësit.
Për këtë rast është njoftuar Inspektorati komunal.
“Dukuri, pothuajse e përditshme! Palë të treta duke punuar po dëmtojnë gypat e ujësjellësit. Dëmtuan gypin fi 250 mm në rrugën ” Ali Vitia” në lagjen Kalabria në Prishtinë. Për këtë rast është njoftuar Inspektorati komunal. Ekipet teknike fantastike të KRU” Prishtina” janë në vendin e ngjarjes për të sanuar defektin dhe po bëjnë çmos që furnizimi me ujë të rikthehet sa më shpejtë në rrugën e lartëcekur”, thuhet në njoftim.