Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Lagjja Arbëria: Edhe pas raportimit, shportat e mbeturinave mbeten ende të kthyera mbrapsht

Gazeta10
31 October 2024 - 10:12

Ekipi i Kanal10 afër shkallëve të njohura të lagjes Arbëria në kryeqytet, ka treguar nëse është bërë ndonjë ndryshim së fundi, pas raportimit nga qytetarët.

Sipas pamjeve, shportat ku hidhen mbeturinat ende janë të kthyera mbrapsht ndose ishte premtuar intervenim nga komuna.

Gazetarja e Kanal10 përmes linjës direkte bëri të ditur se gjendja vazhdon të mbetet njësoj.

“Edhe pas raportimit që e bëmë dje,gjendja është prapë e njejtë sikur që e lamë dje. Koshat e mbeturinave prapë janë të kthyera mbrapsht, janë diku gjashtë shporta të kthyera mbrapsht edhe pas premtimit të drejtorisë së shërbimeve publike, siç duket ende nuk ka filluar të merret ndonjë masë”, tha ajo.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.