Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Lagjja Dardania: Shkallët emergjente të kompleksit banesor të kapluara nga mbeturinat tash e dhjetë vite

Gazeta10
31 October 2024 - 9:30

“Adresa e ankesave“, emisioni më i ri në Kanal10 tashmë është shëndruar në vendin ku qytetarë të shumtë po i raportojnë hallet dhe problemet e tyre.

Së fundi, një dëgjuese banore në kompleksin e banesave të gjelbërta në kurriz bëri të ditur se tash e sa vite, hapësira emergjente ka mbetur e kapluar nga mbeturinat, raporton Gazeta10.

Me këtë rast, ekipi i kanalit të gazetarëve përmes linjës direkte ofroi pamje të cilat vërtetojnë një gjendje të tillë.

Gazetarja, Arianita Hoti tha se shkallët e daljes emergjente janë mbuluar me mbeturina.

“Shkallët emergjente të cilat janë të mbushura me bërllog mund të themi se janë bërë edhe të pakalueshme pasi janë bllokuar nga një derë, e cila ka zënë ato. Mirëmbajtja banesore që prej katit të parë ishte jo në gjendje të mirë. Shkallët janë të mbuluara me bërlog i cili sipas banorëve është këtu që dhjetë vite”, bëri të ditur mes tjerash ajo.

 

 

Më shumë detaje:

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.