Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Lagjja “Sofalia” në kryeqytet që katër vite ka mbetur pa ujë

Gazeta10
18 November 2022 - 8:15

Në programin “Mëngjesi me Arben Ahmetin” është raportuar se në lagjen Sofalia në kryeqytet në mungesë të ujit qytetarët detyrohen të bartin ujë, raporton Gazeta10.

Ymer Ramabaja nga kjo lagje bart ujë deri tri herë në javë disa kilometra largësi.

Para katër viteve ishte bërë instalimi i rrjetit të ujësjellsit por 15 shtëpi në këtë lagje thonë se kanë pasur ujë vetëm njëherë.

Qytetari thotë se e ka të vështirë pasi i duhet të gjejë alternativa tjera për tu furnizuar me ujë.

Banorët duhet ti paguajë fakturat e ujit ani pse nuk kanë ujë fare.

Zëdhënësja e kompanisë rajonale të ujësjellsit “Prishtina” Arjeta Mejku ka thënë se problem qëndron në projektin që ka bërë komuna e Prishtinës dhe uji nuk arrin deri në atë lagje.

“Lagjja furnizohet nga statcioni i pompave që është ndërtuar kohë më parë nga komuna e Prishtinës dhe nuk është punuar sipas standardeve, kështu që ata gjatë verës sidomos pikat e larta, nga ana jonë nuk ka ndalje të ujit”, tha ajo.

Ndërsa nga Drejtoria e Investimeve Kapitale në komunën e Prishtinës nuk i kanë kthyer përgjigje televizionit./Gazeta10

https://www.youtube.com/watch?v=W697M89WL1Q

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.