Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Lajçak deklarohet pas takimeve me Vuçiqin dhe Petkoviqin

Gazeta10
14 November 2023 - 15:04

Emisari i BE-së, Miroslav Lajçak, ka shkruar për takimin e sotëm  të cilin e pati në Beograd me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe me kryenegociatorin serb, Petar Petkoviq.

Pa dhënë shumë detaje nga biseda, Lajçak tha se takimi ishte për përgatitjen e takimit në Bruksel mes kryenegociatorëve dhe për rrugën përpara në dialogun

“Pas vizitës sime në Kosovë, udhëtova edhe në Beograd për t’u përgatitur për takimin e kryenegociatorëve të kësaj jave. Me presidentin Aleksandar Vuçiq dhe Petar Petkoviq. Diskutova rrugën përpara në dialog dhe hapat e mëtejshëm të nevojshëm për zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit”, ka shkruar Lajçak.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.