Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Lajçak: Deri tani s’kemi parë vullnet politik në Kosovë për zgjedhje të reja në veri

Gazeta10
20 June 2023 - 15:27

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, ka thënë se s’ka afat për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme për katër komunat në veri të Kosovës, megjithatë thotë se BE bën thirrje që ato të caktohen sa më shpejtë.

Lajçak ka përmendur procedurat ligjore për të shkuar deri te zgjedhjet e reja dhe thotë se askush nuk kërkon që të tejkalohen kornizat kushtetuese të Kosovës.

Por thekson se për këtë duhet vullnet politik, dhe sipas emisarit sllovak në Kosovë deri tani s’kanë parë vullnet politik për zgjedhje të parakohshme.

“S’ka afat për zgjedhjet. Gjithçka varet nga vullneti politik. Por ne bëjmë thirrje që të mbahen menjëherë. Ka procedura kushtetuese qe duhet të ndiqen qe kryetarët të dorëhiqen, askush nuk dëshiron të shtyjë një zgjidhje jashtë kornizës kushtetuese të Kosovës. Por deri tani s’kemi parë vullnet politik për zgjedhje të parakohshme”, ka thënë Lajcak./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.