
Vizita në Kosovë e të Dërguarit të Posaqëm të BE-së për Dialogun Kosovë – Serbi, Mirosav Lajçak ka filluar me takimin e kryeministrit Kurti, dhe ka vazhduar në qytetin e Mitrovicës për tu takuar me kryetarin, Bedri Hamza.
Lajçak u prit nga kryetari Hamza dhe së bashku vazhduan për në objektin e komunës së Mitrovicës, për bisedimet e mëtutjeshme rreth vazhdimit të bisedimeve për hapjen së Urës së Ibrit.
Rikujtojmë se Lajçak pas takimit me Kurtin ka mbajtur konferencë për media lidhur me takimin që pritet të mbahet të hënën në mes të Besnik Bislimit dhe Petar Petkoviq./Gazeta10