
Përfaqësuesi i BE-së për Dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se ka diskutuar me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin për rëndësinë e shmangies së çdo tensioni në veri të Kosovës.
Lajçak nëpërmjet një postimi në Twitter, ka deklaruar se misionin e nisi bashkë me Emisarin Amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, raporton Gazeta10.
”Fillova sot misionin tim të përbashkët me DAS Escobar në Kosovë me një diskutim thelbësor me presidenten Vjosa Osmani. Ne folëm për rëndësinë e shmangies së çdo tensioni të ri në veri të Kosovës”./Gazeta10
Started my joint mission with DAS Escobar to Kosovo today with a substantive discussion with President @VjosaOsmaniPRKS. We spoke about the importance of avoiding any renewed tensions in the north of Kosovo. pic.twitter.com/vz0YvE2pl4
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) August 24, 2022