Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Lajçak në Qeveri për diskutime me Bislimin, Kurti dhe Osmani s’e kanë në agjendë

Gazeta10
06 Shtator 2024 - 10:01

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, tashmë ka arritur në objektin e Qeverisë së Kosovës.

Tashmë ai ka nisut një takim me e zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi për përgatitjen e takimit me kryenegociatorët në Bruksel.

Përveç Bislimit, nuk dihet ende nëse Lajcak do të ketë një takim me krerët e shtetit të Kosovës.

Në agjendat e presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit të Kosovës Albin Kurti nuk figuron në asnjë vend takimi me Emisarin e Bashkimit Evropian.

Takimi i vetëm që është paraparë të ndodh sot është i Osmanit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan.

Takim me Lajcakun nuk ka njoftuat as Zyra e Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti.

Vizitën në Prishtinë Lajçak e kishte paralajmëruar nëpërmjet rrjeteve sociale, ndonëse nuk kishte përmendur datë. Ai gjithashtu ka konfirmuar qëllimin e mbajtjes së një takimi ne nivel kryenegociatorësh. Kjo për Bashkimin Evropian në këtë moment konsiderohet prioritare, sidomos në dritë të ngjarjeve të fundit në veri.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.