
Ndërmjetësi i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka folur pas takimin ndërmjet kryenegociatorëve Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq në Bruksel për dinarin, që përfundoi pas ndonjë marrëveshje mes palëve.
Ai ka patralajmëruar një takim tjetër për javën e ardhshme, ku shpreson se do të gjendet një zgjidhje.
“Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë kanë prezantuar sot propozimet për rrugën përpara për personat e prekur nga rregullorja e BQK-së për operacionet me para të gatshme. Diskutimet tona të gjata ndihmuan për të sqaruar detaje të rëndësishme. U pajtuam që javën e ardhshme të takohemi me shpresën se do të gjejmë një zgjidhje.”, ka shkruar Lajçak.
Sot, Kosova dhe Serbia kanë përfunduar edhe një raund bisedimesh, pa arritur përparim për çështjen e dinarit serb, përdorimi i të cilit u ndalua më 1 shkurt në Kosovë.
Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, tha se dallimet janë të mëdha dhe kërkohet një takim shtesë, ndërkaq ai i Serbisë, Petar Petkoviq, kritikoi Prishtinën se nuk po bën përpjekje për të arritur një zgjidhje kompromisi.
