Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Lajçak pas takimit në Prishtinë: Po vazhdojmë në Beograd

Gazeta10
09 September 2022 - 12:55

I dërguari special i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak,pas përfundimit të takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, ka thënë se tani ai së bashku me dy këshilltarët e krerëve europian, Jens Plötner dhe Emmanuel Bonne po udhëtojnë në Beograd, raporton Gazeta10.

Lajçak pasi ka folur për takimin në Prishtinë e ka konfirmuar se ata po nisen drejtë Beogradit.

“Kemi diskutuar për ecurinë e dialogut. Nuk mund të japim më shumë detaje sepse do të vazhdojmë takimin në Beograd”, ka thënë Lajcak.

Zyra e presidentit të Serbisë, para pak orësh, ka bërë të ditur se takimi mes përfaqësuesve nga Europa dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuiçiq do të mbahet në orën 18:00.

Para pak ditësh, kancelari gjerman, Olaf Scholz si dhe presidenti francez Emanule Macron i janë drejtuar me nga një letër, kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti si dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Krerët europian, para pak ditësh kishin njoftuar se krahas këshilltarëve të tyre për politikë të jashtme dhe siguri, Jens Plötner dhe Emmanuel Bonne, në Kosovë dhe Serbi për vizitë do ta dërgojnë edhe të emëruarin special të Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. / Gazeta10

Nga Rubrika
Lajme
23 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.