Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Lajçak shprehet mirënjohës për mbështetjen Francës në dialogun Kosovë-Serbi

Gazeta10
09 January 2024 - 21:17

Miroslav Lajçak, i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, ka theksuar se është mirënjohës për mbështetjen që ka dhënë Franca në dialog dhe në punën e tij.

Ky reagim i Lajçak ka ardhur pas vizitës së tij në Paris të Francës, për t’u përgatitur për çka do të pasojë në muajt në vijim.

“Sapo përfundova vizitën time të parë të vitit 2024, e cila më çoi në Paris. Pata shumë takime të dobishme dhe të rëndësishme në Quai d’Orsay dhe Elysee për t’u përgatitur për muajt në vijim. Mirënjohës për mbështetjen e fortë të Francës për dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe punën time”, shkroi Lajçak./Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.