
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, ka thënë se nëse nuk ka Asociacion të komunave serbe, nuk do të ketë as marrëveshje
Ai në një intervistë për RTS-në ka thënë se propozimi i BE-së flet për normalizim, jo për ndonjë lloj të kapitullimit.
Lajçaku ka përsëritur disa herë se Asociacioni i komunave serbe duhet të formohet dhe ka theksuar se “nëse nuk ka Asociacion, nuk ka marrëveshje”.
Ai ka thënë se nga kjo marrëveshje nuk do të ketë një humbës dhe një fitues.
“Qëllimi është të kërkojmë një situatë të favorshme dhe të hapim derën evropiane”, tha Lajçak.
Miroslav Lajçak që nga dje ndodhet në Beograd. Ai sot po vazhdon bisedimet me presidentin e Serbise, ai gjithashtu ka zhvilluar takime edhe me një pjesë të opozitës atje.