Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Lajçak sot pasdite në Beograd, e takon Vuçiqin

Gazeta10
15 March 2024 - 9:29

Emisari i BE’së për dialogun Kosovë -Serbi, sot pasdite në Beograd do të takohet me Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq, takim i aranzhuar ditë më parë.

Ndërkohë, dje në Prishtinë, Emisari i SHBA Gabriel Escobar bëri me dije se të martën në Bruksel do të bisedohet për çështjen e dinarit, ndërsa i kërkoi Kosovës të jetë fleksibile. Ai tha se me Kurtin ka pasur bisedë të mirë, ndërsa theksoi se Kryeministri i ka premtuar se do t’i shqyrtojë propozimet e tij.

Ndryshe, zyra për media e Presidentit të Serbisë, ka bërë me dije se takimi Vuçiq-Lajçak do të fillojë në ora 18:00.

Vuçiq më herët ka deklaruar se në takimin me Lajçakun, ndër të tjera, do të diskutojë edhe për votimet për heqjen e kryetarëve të komunave në veri të Kosovës.

“Referendumi për largimin e kryetarëve të komunave në veri të Kosovës është një tjetër mashtrim i Albin Kurtit, për të do të flas në ditët në vijim. I dërguari i BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, vjen në Beograd në mars. 15, dhe pas kësaj do të shpjegoj se çfarë po planifikon Kurti”, kishte thënë ai.

Lajçak ka vizituar Kosovën javën që shkoi  ku ka takuar zëvendëskryeministrin Bislimi me të cilin ka folur për zbatimin e marrëveshjeve të arritura dhe çështjen e dinarit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.