
Miroslav Lajçak – Emisari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, sot është takuar me Emmanuel Bonne – këshilltarin kryesor diplomatik të Presidentit Emmanuel Macron.
Lajçak ka thënë se në këtë takim është diskutuar për vizitën e tyre të fundit në Prishtinë e Beograd, transmeton Gazeta10.
Tutje, emisari tha se temë e diskutimeve ishin edhe hapat e ardhshme për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
“I lumtur që u takova me Emmanuel Bonne – Këshilltarin kryesor diplomatik të Presidentit Macron, sot në Paris. Folëm për vizitën tonë të fundit në Prishtinë dhe Beograd, si dhe për zhvillimet aktuale dhe hapat e ardhshëm. Faleminderit Francës për mbështetjen e dhënë ndaj punës sime”, ka shkruar ai në Twitter./Gazeta10
Very glad to meet with Emmanuel Bonne, Chief diplomatic adviser of 🇫🇷President Macron, in Paris today. We spoke about our recent visit to Pristina and Belgrade, as well as current developments and next steps. Grateful for 🇫🇷 strong support to my work. pic.twitter.com/7RMZWXVO0A
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) September 13, 2022