Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Lajçak takon edhe ambasadorët e akredituar në Kosovë, i falënderon për mbështetjen

Gazeta10
11 March 2023 - 9:30

Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajçak, e ka mbyllur vizitën dyditore në vendin tonë duke takuar ambasadorët e akredituar në Kosovë.

Lajçak deklaroi në një postim në orët e vona në Twitter se e kishte informuar komunitetin ndërkombëtar për hapat e ardhshëm dhe pritjet rreth dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

“E fundit, por jo më pak e rëndësishme, e informova komunitetin ndërkombëtar në Kosovë për gjendjen e dialogut, hapat e ardhshëm dhe pritjet tona për ditët dhe javët në vijim. Mirënjohës për interesimin dhe mbështetjen e tyre”, shkroi Lajçak./ Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.