Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Lajçaku dhe Escobari takohen sërish: U pajtuam për nevojën e zbatimit të marrëveshjeve ekzistuese

Gazeta10
28 February 2023 - 21:53

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, dhe i dërguari i posaçëm i Washingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, janë takuar një ditë pas bisedimeve në Bruksel edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, dhe presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

Lajçak ka thënë se kanë koordinuar hapat e ardhshëm për takimin tjetër që pritet të mbahet gjatë muajit mars.

“Pas takimit të djeshëm të nivelit të lartë, Escobari dhe unë u ulëm për të koordinuar hapat e radhës për takimin e ardhshëm. U pajtuam për rëndësinë e modaliteteve të implementimit dhe nevojën për të zbatuar të gjitha marrëveshjet ekzistuese të dialogut”, ka shkruar Lajçak.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.