Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Lajm i rëndë për Real Madridin – Camavinga mori një goditje të fortë dhe kërkoi zëvendësimin

Gazeta10
27 Mars 2024 - 14:00

Ndeshja mes Francës dhe Kilit ka vënë një këmbanë alarmi në zyret e Real Madridit për shkak të lëndimit të Eduardo Camavingës. Mesfushori u zëvendësua në minutën e 44-të pasi mori një goditje të ashpër në kyѯin e këmbës së tij.

Teksa na ndajnë dy javë nga ndeshja çerekfinale në Ligën e Kampionëve ndaj Manchester Cityt, të dy ekipet kanë filluar të frikësohen nga ‘virusi FIFA’.

Camavinga pësoi një goditje të madhe në kyçin e këmbës, dhe Didier Deschamps u detyrua ta zëvendësojë pasi stafi mjekësor bëri me dije se top ylli i Real Madridit nuk mund ta vazhdojë dot ndeshjen.

Testet e para mjekësore kanë konfirmuar ndrydhjen e kyçit të këmbës së majtë, ndërsa pritet të shihet se sa kohë do të mbetet jashtë fushave.

Lëndimi i Camavingës mund të jetë një shqetësim i madh për Carlo Ancelottin dhe Real Madridin, duke marrë parasysh kalendarin e ngarkuar pas pauzës së kombëtareve.

Një ndeshje e vështirë e pret Real Madridin në La Liga, pasi ditën e shtunë do të jenë nikoqir të Athletic Bilbaos në “Santiago Bernabeu”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.