Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Takimi Escobar – Osmani, nuk ka konferencë për media, vetëm komunikatë shtypi

Gazeta10
12 December 2022 - 14:38

Përditësim – Ora 15:15

Takimi mes emisarit amerikan, Escobar dhe presidentes Osmani po vazhdon me dyer të mbyllura.

Gazeta 10 merr vesh se nuk do të ketë konferencë për media pas takimit sikurse ndodhi në vizitën e fundit. Presidenca do të lëshojë për media një komunikatë shtypi për takimin.

Ora: 14:38 – LAJM NE ZHVILLIM – Osmani takohet me të dërguarin e ShBA-së, Gabriel Escobar

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka pritur në takim zëvendësndihmës Sekretarin e Shtetit të ShBA-së, njëherësh të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Escobarin do ta presë në takim edhe kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurtim, me fillim në ora 16:30.

Vizita e tij vjen në kohën kur situata në veri të Kosovës – zonë e banuar me shumicë serbe – është e tensionuar. Disa serbë lokalë atje, qysh më 10 dhjetor, ngritën barrikada dhe bllokuan rrugët që çojnë drejt pikave kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak.

Këto veprime i ndërmorën pasi Policia e Kosovës arrestoi ish-pjesëtarin e këtij institucioni, Dejan Pantiq, nën dyshimet për përfshirje në sulme kundër zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës dhe atyre policorë.

Sulmet ndodhën derisa KQZ-ja po bënte përgatitje për zgjedhjet lokale në komunat veriore: Leposaviq, Zveçan, Mitrovicë e Veriut dhe Zubin Potok.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.