
Jeffrey Hovenier, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës i ka shkuar në takim të enjten kryeministrit Albin Kurti.
Lajmin e kanë konfirmuar nga Qeveria e Kosovës, teksa kanë thënë se është takim i rregullt javor.
Ky takim vjen pasi SHBA-ja e sanksionoi Kosovën me mospjesëmarrje në stërvitjet ushtarake “Defender Europe 2023”.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kritikuar Qeverinë për shkak të qëndrimeve mbi krerët e komunave në veri.