Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Ka vdekur nënkryetari i Kuvendit të Serbisë, Bozidar Delic, i dyshuar për krime lufte në Kosovë

Gazeta10
23 Gusht 2022 - 14:55

Ish-komandanti i dyshuar për një sërë krimesh në Kosovë vdiq pas një sëmundjeje të rëndë në moshën 67 vjeçare, raporton Gazeta10.

Delic e udhëhoqi Brigadën e Motorizuar të Ushtrisë Jugosllave nga vitit 1997, dhe kjo brigadë me të në krye mori pjesë në shumë krime të luftës kundër shqiptarëve të Kosovës.

Sipas të dhënave të Fondit Humanitar në Beograd, Delic ishte përgjegjës që vartësit e tij vranë së paku 2100 shqiptarë në rjaonin e Dukagjinit në Kosovë.

Kur ky kriminel u largua nga Kosova, pas ndërhyjes së NATO-s kishte thënë se ‘ishte moment i vështirë për të dhe vullnetarët e brigadës së tij”. / Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.