
Llapjanët pretendojnë se Malisheva ka futur në ndeshje futbollistin Rilind Haziraj me katër kartonë, e të marrë me ekipin U21 dhe një me skuadrën e parë.
Sipas tyre Haziraj nuk ka pasur të drejtë lojë në këtë takim kësisoj ata kanë përgatitur edhe ankesën në drejtim të FFK-së.
Malisheva arriti fitore prej 2-1 ndaj Llapit, me dy golat e shënuar nga Drilon Hazrollaj.
Llapi gjendet në pozitën e dytë në tabelë me 50 pikë, një më pak se Ballkani në vendin e parë.
Malisheva zë pozitën e katërt në tabelë me 44 pikë.