
Duke e marrë parasysh se ambienti po rrezikohet çdo herë e më shumë, shkenctarët po përpiqen që të gjejnë një zgjidhje edhe për mjetet e udhëtimit të cilat janë shumë të nevojshme për qarkullim.
Eshtë Gjermania ajo që ka lansuar linjën e parë të trenave tërësisht me hidrogjen duke filluar nga e mërkura, transmeton Gazeta10.
Rreth 14 trena të tillë do të qarkullojnë me një linjë të veçantë që sipas shkenctarëve është vlerësuar shumë e dobishme për ekosistemin.
Trenat, pesë prej të cilëve debutuan të mërkurën, do të zëvendësojnë gradualisht 15 trenat me naftë që qarkullojnë aktualisht.
Madje këta trena janë me zhurëm më pak se trenat që ishin më parë.
Janë më të thjeshtë, vetëm ujë të kondensuar të cilat dalin nga shkarkimi.
Ata kanë një rreze prej 1000 kilometrash (621 milje), që do të thotë se mund të qarkullojnë për një ditë të tërë në rrjet në një rezervuar të vetëm hidrogjeni.
Trenat mund të ecin me një maksimum prej 140 km/h, ose 87 mph, megjithëse shpejtësitë e rregullta në linjë janë shumë më pak, midis 80-120 km/h.
Edhe në regjionet e tjera Evropiane ju ka pëlqyer kjo ide si dhe e kanë pa të domesdoshme që te mirren masa në mënyrë të ruajtjes së ambientit.
Që nga viti 2012 shkenctarët janë përpjekur për të gjetur zgjidhje.
Ata e kanë cilësuar si një arritje të madhe dhe që shumë shpejtë të gjitha mjetet e udhëtimit të zëvendësohen me hidrogjen si dhe me opsionin tjetër me rrymë për shkak të ruajtjes së ambientit.
Ata po e cilësojnë si një një moment historik në rrugën drejt neutralitetit klimatik në sektorin e transportit. /Gazeta10