
Të ushqyerit e fëmijës me gji është një nga vendimet më të rëndësishme që mund të marrin të gjitha nënat, por që normalisht merr kohë që ta kuptojnë se si gjidhënia mund të ndikojë tek fëmija e tyre.
Por, për ta bërë këtë proces më të lehtë për nënat gjidhënëse, Lansinoh Kosova dhe Familja Jonë janë bërë bashkë që të ofrojnë sa më shumë informacione rreth Gjidhënies, sidomos për nënat e reja.
Qumështi i gjirit, është tretman parandalues për shumë sëmundje si për foshnjën ashtu edhe për nënën. Gjidhënia stimulon tkurrjen e mitrës dhe kthimin e saj në gjendje normale.
Gjidhënia i mundëson nënës të jetë më pak e ekspozuar ndaj kancerit të gjirit, mitrës e vezoreve, gjidhënia ndihmon kthimin e peshës ideale të nënës.
Përveç faktit që qumështi i gjirit është i përgatitur për fëmijën tuaj, përmban vitamina dhe minerale, ai gjithashtu ofron mbrojtje nga disa infeksione dhe ndihmon në përmirësimin e shëndetit afatgjatë të fëmijës suaj.
Më e rëndësishmja është se Gjidhënia mbron foshnjën nga alergjitë e mundshme, forcon sistemin imunitar dhe mbron organizmin e fëmijëve nga sëmundjet e shumta. Por, pjesa më e veçantë që mund të krijohet nga Gjidhënia është lidhja me fëmijën tuaj.
Lansinoh Kosova dhe Familja Jonë, kanë nisur kampanjën për rëndësinë e gjidhënies dhe benefitet. Falënderojmë Marigona Krasniqin e cila është nëna model e kampanjës, për të treguar që gjidhënia është mënyra se si ajo ka vendosur ta rris djalin e saj Meyson.
Për ta bërë edhe më të lehtë procesin e gjidhënies për të gjitha nënat, Familjajonë dhe Lansinoh Kosova do të vazhdojnë edhe më tutje me prezantim të videove dhe këshillave edhe gjatë muajit dhjetor./Gazeta10