
Barazimi në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Interit i’a ka vështirësuar gjasat Barcelonës për kualifikimin në fazën e eleminimit direkt në Ligën e Kampionëve, shkruan Gazeta10.
Presidenti i klubit katalan, Joan Laporta, është takuar me Xavin në ditën e sotme dhe i ka dhënë përkrahjen maksimale atij para ‘El Clasicos’ që luhet të dielën.
Xavi tashmë e di se objektiv kryesor I Barcelonës këtë sezom është triumfi në La Liga.
Aktualisht Barcelona renditet në pozitën e parë në tabelë në kampionatin spanjoll me 22 pikë të grumbulluara, aq sa ka edhe Real Madridi që gjendet një pozitë më poshtë.