Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Laporta: Nuk kemi mundësi të bëjmë transferime në janar

Gazeta10
16 November 2022 - 11:14

Barcelona nuk do të bëjë asnjë transferim në merkaton e janarit.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar vetë presidenti i klubit, Joan Laporta, në një intervistë të dhënë së fundmi.

I pari i ekipit katalan ka deklaruar se ata nuk do të mund të nënshkruajnë me asnjë lojtar në merkaton e janarit për shkak të rregullores financiare të La Ligës.

“Duhej të përdornim disa leva, të cilat ishin operacionet ekonomike që e shpëtuan klubin nga falimentimi dhe tani klubi është në rikuperim ekonomik, tani është i shëndetshëm me të ardhura të pritshme prej 1.225 miliardë euro, një fitim i buxhetuar gjithashtu për 274 milionë, por pavarësisht kësaj, sipas rregullave të Fair Play Financiar të ligës spanjolle, ne nuk mund të nënshkruajmë”, ka thënë Laporta.

Përveç Barcelonës janë edhe disa klube të tjera në elitën e futbollit spanjoll si

Valencia, Atletico Madrid dhe Real Betis që kanë probleme të njëjta me regjistrimin e lojtarëve.

Përkundër pakënaqisë nga disa klube, presidenti I La Ligas, Javier Tebas, nuk e ka ndërmend që t’a ndryshojë këtë rregullore.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.