
Ekipi i Forenzikës dhe ata të Institutit të Mjekësisë Ligjore kanë larguar trupin e pajetë të gruas shtatzënë e cila u vra sonte para oborrit të Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK.
Ndërkohë, zyrtarë të Forenzikës ende janë duke ekzaminuar vendin ku ndodhi krimi në QKUK.
Këtë rast, Policia e Kosovës e ka cilësuar “vrasje”, dhe ka njoftuar se janë duke u bërë të gjitha hetimet e duhura për ta zbardhur rastin makabër, raporton Gazeta10.
Ekipi i KANAL10 i cili është duke qëndruar në vendin e ngjarjes ku edhe ndodhi krimi, do të ju mbajë të informuar për detajet e fundit.
Më poshtë ju sjellim pamjet e fundit nga QKUK.


