Gazeta10

Latifi i ndërlidh zhvillimet në Mal të Zi edhe me Kosovën

Analisti politik, Blerim Latifi, e ka lidhur situatën e fundit në Mal të Zi edhe me Kosovën, njofton Gazeta10.

Latifi ka thënë se janë dy pika të marrëveshjes së Abazoviqit me Kishën Ortodokse Serbe që pregatitin shtet të dytë në Mal të Zi.

Tutje, Latifi ka thënë se klero-fashizimi serb do të kërkojë të njejtën gjë edhe në Kosovë nëse kjo marrëveshje nuk prapakthehet.

Këtu keni statusin e plotë:

“Qe dy pika nga marrëveshja e Abazoviqit me Kishën Ortodokse Serbe, për ta kuptuar se me këtë marrëveshje Kisha Ortodokse Serbe praktikisht bëhet një shtet brenda shtetit malazez dhe Mali i Zi gradualisht duhet të përshëndet me pavarësinë e tij nga Serbia:

– Marrëveshja e detyron qeverinë malazeze të njohë imunitetin diplomatik apo të drejtat ekstraterritoriale të institucioneve të Kishës Ortodokse Serbe në vend – gjë që i përjashton ato nga juridiksioni / ligjet lokale.

-Gjithashtu, ajo i jep Kishës Ortodokse një status juridik i cili në disa zona, parashikohet të jetë i njëjti me atë të institucioneve qeveritare.

Nëse kjo marrëveshje nuk prapakthehet, atëherë klero-fashizmi serb do të marrë krahë për të kërkuar edhe një shtet tjetër brenda shtetit në Kosovë”, ka shkruar Latifi në llogarinë e tij në Facebook.

Sot në Mal të Zi ka zhvillime të mëdha politike ku kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka nënshkruar Marrëveshjen me Kishën Ortodokse Serbe atje.

Pak minuta më pas, partia e presidentit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, ka nisur nismën për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë malazeze duke premtuar shfuqizim të menjëherëshëm të marrëveshjes së nënshkruar sot. / Gazeta10

NË FOKUS

1200x-1
Kina akuzon Avdullah Hotin dhe disa deputetë se “ia shkelën sovranitetin territorial”
Sadiku
Sadiku LIVE nga Ohri: Janë shtensionuar tonet një ditë para takimit Kurti -Vuçiq
VV
Pas Haki Abazit, nga nesër një tjetër deputet largohet nga Vetëvendosje
FB_IMG_1679334303304-780x439
U bë virale në rrjetet sociale, flet zëdhënësja e “KRU Prishtina”, e cila me laps e letër ftoi konsumatorët ta shkarkojnë aplikacionin
337522536_775644390325669_3041257559273154626_n
Agim Ademit i përkeqësohet gjendja pas ndalimit policor (Video)
auto_termet1575464846
Turqia goditet sërish nga tërmeti
334008920_531380679046034_8825385847378123831_n1679149566
Sërish pauzë në bisedimet Kurti – Vuçiq 
ssssss
Çerkini: 67 herë kam shku në Merdare me kqyrë a është djali jem, a çika jem - Kurrë hallall mos ju qoftë