Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Latifi në rolin e ministrit të Jashtëm, e pret në Prishtinë eurodeputetin austriak

Gazeta10
23 September 2022 - 12:28

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka pritur në Prishtinë eurodeputetin aurstriak, Lukas Mandl, raporton Gazeta10.

Ai ka thënë se gjendja në shëndetësi është emergjente dhe se gjendja në këtë sektor nuk mund të rregullohet brenda natës.

 “Gjendja emergjente në shëndetësi ka qenë qe disa vite dhe do të vazhdoj të jetë edhe për disa vjet, nëse ju gazetar ose dikush tjetër dini me rregulluar shëndetësinë brenda natës ose disa muajve ejani ju pres me kënaqësi”, ka thënë ai.

Tutje, Latifi ka thënë se të gjithë ata që e kritikojnë atë janë në të drejtën e tyre.

“Ata që kritikojnë e kanë të drejtën e vet unë ju kisha lutur që të keni pak ma durim se mjekësia nuk bëhet brenda natës”, tha Latifi.

Ai ka folur edhe për mungesën e barnave të cilën e ka quajtur si një problem shumë serioz.

 “Mungesa e barnave është problem shumë serioz, janë ekipet e posaçme që merren me to, ministri i shëndetësisë merret me gjithçka, por nuk mund të merret vetëm me një aspekt të barnave, megjithatë Qeveria kurrë nuk ka dhënë më shumë para për barna ndoshta na duhet një menaxhim më i mirë i gjithë procesit dhe indikacioneve, jemi duke përdor strategjinë për me zvogëluar mungesën e barnave, p.sh. Sëmundjet e rralla kurrë nuk kanë pasur fonde se sa këtë kohë që kanë. Kemi 1700 pacient me sëmundje të ndryshme tu e fyt këtu edhe tuberkulozin do t’i kenë të gjitha barnat”. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.