
Kjo fundjavë na sjell para ekranit xhiron e 29-të në Serie A, e cila në përbërje ka disa ndeshje mjaft interesante.
Padyshim, vëmendja kryesore do të jetë në “Stadio Olimpico”, ku Lazio do të ketë përballë skuadrën e Juventusit. Të drejtuarit nga Maurizio Sarri, Lazio po vazhdojnë luftën për një vend në Ligën e Kampionëve, teksa Juventusi gjithashtu luan për një vend në Evropë sezonin e ardhshëm.
Ndërkohë, skuadra e Milan luan sonte me fillim nga ora 21:00, ku do të sfidohet nga Empoli, me ndeshjen që luhet në “San Siro”.
Takim tjetër interesant do të zhvillohet edhe mes Torinos e Romës. Roma, e cila qëllim ka Ligën e Kampionëve, udhëton për në Torino, ekip i cili e gjen vetën të relaksuar në mesin e tabelës. Kjo përballje luhet të shtunën me fillim nga ora 18:30.
Ekipi tjetër i cili po lufton për Evropë, Atalanta këtë javë luan si nikoqir i Bolognas, me ndeshjen që luhet po ditën e shtunë me fillim nga ora 16:30.
Tabelës së klasifikimit i prin skuadra e Napoli me 71 pikë, e ndjekur nga Lazio me 55 sosh, teksa në vendin e tretë dhe të katërt janë skuadrat milaneze, Inter e Milan.
Ndeshjet tjera që zhvillohen këtë xhiro janë: Udinese – Monza, Fiorentina – Spezia, Sampdoria – Cremonese dhe Verona – Sassuolo.