Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

LB: Vendimet politike nuk mund ta ndërrojnë karakterin e një lufte

Gazeta10
16 December 2022 - 17:08

Lëvizja për Bashkim ka thënë se vendimet politike nuk mund ta ndërrojnë karakterin e një lufte, raporton Gazeta10.

LB ka thënë se dënimi i Gjykatës Speciale ndaj Mustafës është drakonik.

Tutje, në njoftimin e tyre thuhet se ka qenë e qartë se kjo gjykatë nuk ndan drejtësi që nga mënyrë e fillimit të saj.

Më tej, thuhet se LB që nga fillimi ka qenë kundër kësaj gjykate.

Tutje, thuhet se LB mbetet e paluhatur se përpjekjet e Serbisë do të dështojnë.

Këtu keni postimin e plotë:

“Vendimet politike të një gjykate nuk mund ta ndërrojnë karakterin e një lufte

Sot Dhomat e Specializuara me seli në Hagë shpallën dënimin drakonik ndaj luftëtarit të lirisë, Sali Mustafës.

Që nga mënyra e krijimit, – nga presioni i jashtëzakonshëm ndërkombëtar mbi institucionet e Kosovës dhe mbi përfaqësues të saj, nga kërcënimi publik se “nëse nuk e formojmë ne, e formon Rusia në kuadër të OKB-së”, e deri te qëllimi i hapur i saj (“të dy palët fajtore” dhe “pajtimi i palëve”), – ka qenë e qartë se kjo gjykatë nuk do të ndajë drejtësi, por do të shpallë vetëm vendime politike. Kjo edhe ndodhi sot.

Lëvizja për Bashkim, pa asnjë luhatje, që nga fillimi ka qenë kundër krijimit të kësaj gjykate, e veçanërisht jo para se ta marrë dënimin e merituar agresori dhe mekanizmat e tij, të cilët janë përgjegjës për shumë masakra të tmerrshme në Kosovë dhe për mijëra dhunime e për shkretimin e plotë të Kosovës.

Lëvizja për Bashkim mbetet e paluhatur dhe e bindur thellë se, pavarësisht përpjekjeve të Serbisë e të një pjese të bashkësisë ndërkombëtare për ta njollosur atë, lufta jonë ka qenë e drejtë e çlirimtare!

Kryesia e Lëvizjes për Bashkim

Prishtinë, 16.12.2022”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes për Bashkim.

Sot Salih Mustafa është dënuar me 26 vjet burg nga Gjykata Speciale në Hagë, vendim që është pritur me kundërshtime të mëdha në Kosovë.

Kujtojmë se në qendrën e paraburgimit në Hagë gjendet edhe Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi si dhe Rexhep Selimi të cilët akuzohen për krime lufte. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.